kërkimi i avansuar

Blogu për Shëndetësi



Current Articles | Categories | Search

A ndikon yndyra në harresë?


31.10.2015

Hulumtuesit kanë zbuluar se yndyra trans- ai lloj i yndyrës që qëndron i ngurtë në temperaturë dhome dhe e cila gjendet në shumë ushqime te pashëndetshme - dëmton intelegjencën tuaj.

Nga një testim i fundit, 1000 femrave të moshës së mesme dhe meshkujve mbi moshën 20 vjeç ju prezantuan disa karta në të cilat ishin të shkruara disa fjalë. Më pas u pyeten se sa nga ato fjalë i kishin parë më herët. Ata persona që kanë konsumuar yndyrën më shumë mbanin mend 10 përqind më pak të fjalëve sesa ata të kishin konsumuar më pak. Në fakt, çdo gram shtesë të konsumimit të yndyrës në ditë bënte që të harronin 76 fjalë më shumë. 

Si ndodh kjo? Hulumtuesit besojnë se yndyra trans shkakton pezmatin dhe rrit stresin oksidativ në tru, gjë që ul qarkullimin e gjakut në qelizat e trurit dhe shkakton vdekjen e qelizave. Si rrjedhojë, ky process sjell humbjen e kujtesës.

Sigurisht që humbja e kujtesës nuk është e vetmja pasojë nga konsumimi i yndyrës trans. Ajo rrit edhe rrezikun për sulm në zemër dhe disa lloje të kancerit. Pra, nga yndyra trans nuk keni ndonjë dobi ushqyese.

Kerkomjekun/www.Forbs.com