kërkimi i avansuar

Blogu për Shëndetësi



Current Articles | Categories | Search

Depresioni Postpartum


31.10.2015

Depresioni postpartum është një sëmundje serioze që shfaqet gjatë muajve të parë pasi të keni lindur fëmijën. Mund të shfaqet edhe nëse aborton apo nëse fëmija lind i/e vdekur.

Ky depresion ju bën të ndiheni të mërzitur, të pashpresë, të pavlerë. Do të mund të keni vështirësi që të kujdeseni për fëmijën tuaj dhe që të lidheni me të. 

Depresioni postpartum nuk është sikurse “baby blues,” që largohen pas dy javesh. Simptomat e depresionit postpartum mund të zgjasin për disa muaj.

Në raste të rralla, një femër mund të merr një formë më të rëndë të depresionit që quhet psikozë postpartum. Kjo gjendje është emergjente pasiqë mund të përkeqësohet dhe kështu të vë veten dhe të tjerët në rrezik.

Është e rëndësishme që ta trajtoni depresionin. Sa më shpejtë që e trajtoni aq më shpejtë do të ndiheni më mirë dhe do të mund të kënaqeni me fëmijën tuaj.

Depresioni postpartum vjen si shkak i ndryshimit të nivelit të hormoneve pas shtatzanisë. Ajo mund të prek çdo femër pas lindjes ose abortit.

Shanca më të mëdha për tu prekur nga ky lloj depresioni keni:

Nëse keni pasur edhe më herët depresion apo depresion postpartum.

Nëse nuk keni mbështetje nga partneri, familja apo shoqëria juaj.

Keni fëmijë të semurë.

Keni shumë stres në jetën tuaj.

Keni shancë të prekeni nga psikoza postpartum nëse dikush në familjen tuaj ka çrregullim bipolar.

Një femër e cila vuan nga depresioni postpartum mund të:

Ndihet e mërzitur, e pashpresë, dhe e zbrazët. Disa femra mund të ndihen edhe të shqetësuara.

Humb vullnetin për të bërë gjëra të përditshme.

Të mos ketë uri dhe të humbë peshë. (Por për disa femra mund të jetë edhe e kundërta).

Të ketë probleme me gjumë.

Të mos mund të përqendrohet.

Këto simptoma mund të shfaqen një apo dy ditë pas lindjes ose mund të pasojnë menjëherë pas simptomave të “baby blues”.

Një femër që vuan nga psikoza postpartum mund të ndihet e shkëputur nga fëmija, mund të dëgjoj dhe të shoh gjëra që nuk ekzistojnë. Secila femër me depresion postpartum mund të ketë mendime kalimtare vetëvrasese apo edhe mendime që të lëndoj fëmijën e saj. Ndërsa një femër me psikozë postpartum mund të veproj sipas këtyre mendimeve.

Depresioni postpartum trajtohet me anë të konsulencës dhe medikamenteve antidepresant. Femrat me depresion më të lehtë mund t’iu përmirësohet gjendja me anë të konsulencës. Mirëpo shumica e femrave kanë nevojë për të dyjat. Nënat mund të vazhdojnë ta ushqejnë fëmijën edhe pse marrin medikamente antidepresant.

Që të ndjeheni më mirë, sigurohuni që të ushqeheni mirë, bëni disa ushtrime çdo ditë, dhe flini sa më shumë që mundeni. Merrni dhe mbështetjen nga familja dhe shoqëria.

Përpiquni të mos ndjeheni keq që keni këtë sëmundje. Kjo nuk do të thotë që jeni një nënë e keqe. Shumë femra kanë depresion postpartum. Mund t’ju marr kohë, mirëpo do të mund të përmirësoheni me anë të tretmantit.

Kerkomjekun.com/www.webmd.com