kërkimi i avansuar

Blogu për Shëndetësi



Current Articles | Categories | Search

Sa është i shëndetshëm lëngu i frutave?


04.03.2015

Sipas ekspertit për dietë, Robert Lustig-ut, lëngu i frutave mund të jetë faktor nxites serioz i sheqerit. 

Lëngu i frutave përmban vitamina të rëndësishme dhe phytonutrient (një substancë e cila ndodhet në bimë dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme), si dhe sheqer- gati aq sa kanë pijet joalkoolike në fakt. Këtë sheqer trupi juaj e absorbon shumë shpejtë, sikurse sheqerin që ndodhet në pijet e gazuara. Të pish shumë lëng mund të rezultojë me obesitet si dhe rrit rrezikun për 2 lloje të diabetit, siç tregon një studim në “British Medical Journal”.

Por a nuk janë frutat të mira për ju? Çështja qëndron tek fakti se lëngjet e frutave nuk përmbajnë ato fibra të cilat i përmbajnë frutat e pashtrydhura. Kur hamë një frut të plotë, fibra ndihmon melçinë të metabolizoj sheqerin.

Por mos u brengosni – nuk keni nevojë t’i ndërprisni lëngjet. Sipas Azmina Govindji, eksperte për dietë dhe zëdhënëse e Shoqatës Britanike për Dietë (British Dietetic Association) zgjidhja për këtë është moderimi. Ajo thotë se rëndësi ka sasia. “150 ml lëng frutash llogaritet sa një nga 5 porcionet tuaja të frutave dhe perimeve në ditë.” Ju mund të holloni lëngun me pak ujë në mënyrë që të ulni sasinë e sheqerit në gotë. Natyrisht që mund të konsumoni edhe frutin direkt.

Kerkomjekun.com/Telegraph.co.uk/TheGuardian.com