kërkimi i avansuar

Blogu për Shëndetësi



Current Articles | Categories | Search

A shkaktohet Artriti nëse kërcisni nyjet?


07.02.2015


A shkaktohet Artriti nëse kërcisni nyjet?

Mjaft më mos kërcit nyjet! Kjo është një kërkesë e shpeshtë nga prindërit, ose nga dikush që nuk duron zhurmën. A është kërcitja e nyjeve thjesht një ves irritues apo shkakton edhe dëme? A shkaktohet Artriti nëse kërcisni nyjet?


Përgjigjja: Kërcitja e nyjeve nuk shkakton Artritin. Kur të kuptoni se çka ndodhë kur kërcisni nyjet do të shihni se e gjithë kjo “kërcitja e nyjeve shkakton Artritin” është thjeshtë një mit.


Si funksionojnë nyjet?

Nyja krijohet nga bashkimi i dy eshtrave. Fundi i të dy eshtrave mbulohet nga kërca artikulare. Kërca rrethohet nga kapsula nyjore. Brenda kapsules nyjore ndodhet lëngu sinovial që shërben si lubrifikues për nyjet dhe si burim i ushqimit për qelizat që mbrojnë kërcet nyjore.

Lëngu sinovial përmban gazra të tretura në të – oksigjen, nitrogjen, dhe dioksid karboni. Kur kërcisni nyjet apo kur i bëhet presion nyjes, ai presion brenda kapsulës nyjore përhapet mirëpo është e kufizuar varësisht nga lëngu sinovial në nyje. Lëngu sinovial mund të shpërndahet vetëm nëse presioni brenda kapsulës nyjore bie dhe gazrat e tretura në të derdhen jashtë lëngut. Ajo zhurmë e kërcitjes vjen nga gazrat të cilat lirohen nga lëngu në mënyrë të shpejtë.


Rezultatet studimore

Janë bërë disa studime ndër vite se a shkaktohet Artriti nga kërcitja e nyjeve. Një studim zbuloj se nuk kishin artrit ata që kërcisnin gishtat, mirëpo kërcitja e nyjeve shkakton të ejntura dhe ua humb forcën në duar.

Një studim tjetër zbuloj se kërcitja e nyjeve nuk kishte lidhje me artritin, ajo dëmton ligamentet që mbështjellin nyjet dhe zhvendos tendonet. Kërcitja e nyjeve të duarve nuk ka lidhje me artritin, mirëpo mund të shkaktoj ndonjë lëndim të indeve të buta.


Kerkomjekun.com