kërkimi i avansuar

Blogu për Shëndetësi



Current Articles | Categories | Search

A ndikon pesha e nënës në shtatzani tek shëndeti i fëmijës?


04.02.2015


Më shumë se 50 përqind e femrave shtojnë shumë peshë gjatë shtatzanisë (nuk është qudi duke marrë parasysh se çokollada, proshuta e derrit dhe akullorja janë tre ushqimet më të dëshirueshme)! Por si ndikon kjo tek ana pas kordonit umbilical?

Sipas hulumtimeve të fundit, 20.4 përqind e fëmijëve, nënat e të cilëve shtuan më shumë peshë sesa ajo e rekomanduar gjatë shtatzanisë, ishin të trashë qysh në moshën 5 vjeçare. Edhe femrat me një IMT mesatare para se që kanë ngelur shtatzënë, mirëpo që kishin shtuar peshë gjatë shtatzanisë, kishin 80% mundësi që fëmija i tyre të ishte me mbipeshë.

Mirëpo as humbja e peshës nuk është gjë e mirë! I njëjti studim zbuloj së 19.5 përqind e fëmijëve, nënat e të cilëve shtuan më pak peshë sesa ajo e rekomanduar gjatë shtatzanisë, ishin të trashë, në krahasim me 14.5 përqind e atyre nënave të cilat kishin shtuar peshë siç u ishte rekomanduar.

Si mund të ndikoj mbipesha e nënës gjatë shtatzanisë tek fëmijët vite pas lindjes? Kur një femër e tepron me konsumimin e ushqimit (apo ha gjëra të pashëndetshme) gjërsa është shtatzënë, mekanizmat homeostatik të trupit të tyre kompensohen, marrin vitaminat dhe lëndët ushqyese nga ju dhe i bartin tek fëmija. Kjo e pengon metabolizmin e fëmijës së palindur si dhe aftësinë për të kontrolluar urinë dhe të mbajë një balanc të mirë të energjisë, duke vendosur kështu hapat për zakone të këqija të të ushqyerit dhe dietës më vonë në jetë.

Pra, çfarë duhet bërë? Gjëja më e rëndësishme është tëflisni me gjinekologun-obstetër tuajin! Ju dy mund tëbashkëpunoni që të mbani një dietë të balancuar gjatështatzanisë – dhe fëmija i juaj do të ndjekë hapat tuaj tëshëndetshëm.

Kerkomjekun.com/Huffingtonpost.com