kërkimi i avansuar

Blogu për Shëndetësi



Current Articles | Categories | Search

Dhimbjet e shpinës: Mitet Vs. Faktet


03.02.2014

Mit: Faji qëndron gjithmonë tek ngritja e peshave të rënda.

Fakt: Ngritja e peshave shumë të rënda nuk është gjë e mirë – mirëpo ekspertët thonë se më rëndësi ka mënyra se si e ngritim një objekt sesa vet pesha e objektit. Cila është mënyra e drejtë e ngritjes? Duke mbajtur shpinën drejt, përkuluni, mbani kokën lartë, shtrengoni gjatë gjithë kohës zonën abdominale, dhe bartni objektin me anë të ijeve. Mos harroni të mbani objektin sa më afër trupit që është e mundur!

Mit: Trajtimi më i mirë është pushimi në shtrat.

Fakt: Doktori zakonisht sugjeron të jeni të kujdesshëm me shpinën, duke qëndruar shtrirë në shtrat për disa ditë mund të ngadalësoj procesin e shërimit apo mund të ndikojë keq tek ju. Nëse vazhdoni me ushtrime sipas rekomandimeve të mjekut keni mundësi të shëroheni më shpejtë. Nga një studim i fundit që përfshinte punëtorë me dhimbje shpinde, ata të cilët kishin ushtruar gjatë procesit të shërimit pas afërsisht 58 ditësh u kthyen në punë, kurse ata që nuk kanë ushtruar u kthyen pas 87 ditësh.

Mit: Mazashi është i nevojshëm.

Fakt: Masazhi ndihmon shumë në disa raste – sidomos për dhimbjet më poshtë shpinës të shkaktuara nga tensioni – mirëpo nuk iu ndihmon të gjithëve. Merrni pelqimin e mjekut para se të filloni me masazh!

Mit: Nuk guxoni të zgjateni shumë.

Fakt: Kjo varet. Nëse shpina është ajur, atëherë nëse zgjateni do të mund ta lendoni më shumë – sidomos nëse bëni ushtrime për zgjatje, gjë që i bën presion diskut.

Pra, para se të ndërmerrni diqka për të zbutur dhimbjet, ju lutem konsultohuni me një mjek!

Kerkomjekun.com/WebMD