kërkimi i avansuar

Blogu për Shëndetësi



Current Articles | Categories | Search

Fëmijët dhe Temperatura: Mitet vs Fakte


24.01.2015

Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në Amerikë (CDC-së), sezona e gripit të këtij viti zyrtarisht ka kaluar pragun e epidemisë. Dhe kur bie fjala tek fëmijët, temperatura të frikëson. Por a i dalloni mitet nga faktet?

Mit: Kur fëmijët kanë të nxehtë, ata definitivisht kanë temperaturë.

Fakt: Fëmijët kanë të nxehtë për disa arsye. (A kanë vrapuar gjatë në diell? Temperaturë më e lartë e trupit është normale!) Fëmija mund të ketë temperaturë nëse ai/ajo ka vrapuar jashtë në temperatura mbi 38 gradë celsius (nëse e matni temperaturën përmes veshit apo zorrës së trashë) apo 37 gradë celsius (nëse e matni temperaturën nën sqetull). Ju lutem konsultohuni me mjekun se kur duhet të merakoseni për temperaturën e fëmijës tuaj.

Mit: Temperatura shpesh dëmton trurin.

Fakt:Temperatura e dëmton trurin, mirëpo vetëm temperatura shumë e lartë. Sipas NIH-ut, truri dëmtohet vetëm kur temperatura është mbi 42 gradë celsius. Temperatura trupore e fëmijëve zakonisht nuk rritet aq shumë, vetëm nëse kanë veshur shumë rroba ose janë bllokuar në ndonjë vend të nxehtë.

Mit: Temperatura duhet gjithmonë të trajtohet me medikamente.

Fakt: Temperatura normale mes 37 dhe 40 shkallë Celsius mund të ndihmojë sistemin imunitar të fëmijës që t’i luftojë infeksionet. Mirëpo nëse fëmija juaj nuk ndjehet mirë, atëherë do të mund t’i ndihmonit me medikamente (sipas udhëzimit të mjekut).

Mit: Nëse rikthehet temperatura, atëherë gjendja është shumë e rëndë.

Fakt: Kur zbehet ndikimi i medikamenteve ndaj temperaturës, është e zakonshme që temperatura e fëmijës të rikthehet. Sistemit imunitar i nevojiten disa ditë që të luftojë plotësisht ndonjë infeksion.

Më e rëndësishmja: Nëse jeni të shqetësuar për fëmijën tuaj, asnjëherë mos hezitoni të flisni me pediatrin!

Kerkomjekun.com/Washingtonpost