kërkimi i avansuar

Rreth nesh


Rreth Nesh

Kerkomjekun.com është portali i parë kosovar i cili i ndihmon pacientet të gjejnë mjekët, dentistët apo trajtimin që atyre u nevojitet. Si ide ka lindur në vitin 2012 nga një nevoje personale për shërbime shëndetësore. Gjatë kërkimve tona përmes miqëve dhe në internet kemi vërejtur shumë shpejtë që informatat nuk janë të mjaftushme dhe koha drejt arritjes së tyre është relativisht e gjatë. Këtë vendosem ta ndryshojmë!
Kur ne ju tregonim miqëve tanë për problemin tone vrejtem që nuk jemi të vetëmit që ballafaqohen me mungesën e theksuar për informata të sakta rreth shërbimeve mjeksore në kohën e duhur – pikërisht kur ne kemi nevoj për to. Deri më tani jemi lodhur dhe kemi humbur kohë duke thirrur familjarë dhe duke vizituar ordinance, deri sa kemi gjetur mjeken apo mjekun e duhur. Por kerkomjekun.com do të ndryshoj këtë duke shkurtuar rrugën që duhet të bëjë pacienti drejtë trajtimit që atij ju nevojitet.
Kerkomjekun.com si një bazë e të dhënave mbi ofruesit shëndetësor në Kosovë do të ishte e pavlerë nese nuk do të kishte mënyra të kërkimit të përshtatshme për përdorim nga vizitorët e faqes. Ne kemi investuar mund dhe kohë që vizitorët të gjejnë shpejtë dhe saktë atë që u nevojitet. Kërkimet e ndryshme si ai intuitiv, i avansuar dhe ai përmes panelit kërkuese janë menduar mirë dhe punuar me një dizajn që siguron funksionalitet optimal dhe përdorëshmëri të lehtë. Shërbimet e Kerkomjekun.com mund të shfrytezohen edhe në gjuhen angleze dhe serbe.