kërkimi i avansuar

Blogu për Shëndetësi



Current Articles | Categories | Search

Çka janë hemorroidet, si shkaktohet dhe cilat janë menyrat per trajtimin e tyre?


07.11.2015

Çka janë hemorroidet?

Ato janë fryerja dhe ënjtje e venave, ngjajshëm sikurse venat e zgjeruara në këmbë.

Ekzistojnë dy lloje hemorroidesh: të brendshme, që formohen në pjesën e poshtme të rektumit, dhe hemorroide të jashtme që formohen nën lekurë përreth anusit. Hemorroidet e jashtme janë më të pakëndshme sepse mund të irritohen. Nëse formohet mpiksja e gjakut brenda një hemorroidi të jashtëm, dhimbja mund të jetë më e ashpër. Ju mund të ndjeni si dhe ta shihni një gungë rreth anusit. Mpiksja zakonisht largohet, mirëpo lekura e tepërt mbetet dhe mund të shkaktoj kruarje apo mund të irritohet.

Hemorroidet e brendshme zakonisht nuk janë të dhimbshme. Ka mundësi që të shihni gjak në letrën e toaletit apo pika gjaku në toalet. Hemorroidet e brendshme mund edhe të varen, apo edhe të zmadhohen e të dalin përtej anusit, duke shkaktuar kështu disa probleme. Kur hemorroidi varet, ajo mund të mbledh sasi të vogla mukoze që mund të shkaktojnë irritim. Fërkimi vetëm mund të përkeqësojë problemin. 

Çfarë i shkakton hemorroidet?

Hemorroidet janë të lidhura me konstipacionin kronik, tendosjen gjatë levizjes së zorrëve si dhe uljen në toalet – të gjitha këto ndikojnë në qarkullimin e gjakut në atë zonë dhe nga ajo zonë, duke e mbledhur gjakun dhe duke i zgjeruar enët e gjakut. Kjo spjegon edhe formimin e hemorroideve gjatë shtatzënisë; uterusi i bën presion venave.

Studimet e fundit tregojnë se tek personat me hemorroide muskuli i butë në kanalin anal është më i ngushtë sesa tek shumica e personave tjerë. Konstipacioni ndikon tek këto probleme, sepse tendoja gjatë levizjes së zorrëve rrit trysninë në kanalin anal dhe i shtyp hemorroidet kah muskuli unazor. Indet lidhëse që mbështesin hemorroidet, me kohë mund të dobësohen, dhe kështu hemorroidet fryhen dhe varen.

Trajtimi nga shtepia

Shumica e simptomave të hemorroideve largohen me disa masa të thjeshta.

Merrni më shumë fibra.  Shtojini më shumë fibra dietes tuaj. Bashkë me lëngjet e përshtatshme fibrat zbusin jashtëqitjen duke zvogëluar kështu presionin në hemorroide. Ushqimet me fibra të larta janë brokoli, bizelet, gruri, tërshera si dhe frutat e freskëta. Ato mund të zvogëlojnë edhe irritimin. Tek disa femra fibrat shkaktojnë fryerje apo gazra. Filloni ngadalë, dhe gradualisht rritni dozën e fibrave 25-30 gram çdo ditë. Gjithashtu, pini edhe më shumë lëngje.

Ushtroni. Bëni ushtrime aerobike, ecja e shpejtë 20-30 minuta në ditë ndihmon që të stimuloj funksionimin e zorrëve.

Jepini kohë vetës. Kur ndjeni nevojën për t’u çliruar, shkoni në banjo menjëherë; mos prisni kohën më të përshtatshme. Jashtëqitja mund të prapset, duke shkaktuar kështu më shumë presion dhe tendosje.

Parituni. Paritja është banjo me ujë të nxehtë për ije. Ajo lehtëson kruarjen, irritimin dhe spazmen nga muskulo unazor. Farmacitë shesin tuba të vogla të plastikës që i përshtaten ulëses së toaletit, ose ju mund edhe të uleni mbi vaskën e mbushur me ujë të nxehtë. Shumica e ekspertëve rekomandojnë paritjen prej 20 minutash, 2 deri 3 herë në ditë. Pastaj, me kujdes tereni zonën anale.

Gjeni mënyra për të lehtësuar dhimbjen.  Kremërat për hemorroide që përmbajnë anestezi lokale munden përkohësisht të lehtësojne dhimbjet. Edhe kremërat që përmbajnë hydrocortisone janë të efektshme, mirëpo mos i përdorni më shumë se një herë në javë sepse lekura mund të atrofizohet. Në lehtësimin e dhimbjes dhe ënjtes ndikon edhe vendosja e pak akulli për disa minuta tek zona anale. Ulja në jastek ndihmon në lehtësimin e ëjntjes të shkaktuar nga hemorroidet si dhe parandalon formimin e hemorroideve të reja.

Trajtoni mpiksjen. Kur hemorroidet e jashtme formojnë mpiksjen e gjakut, dhimbja është e tmerrshme. Nëse mpiksja tashmë është shfaqur për më shumë se dy ditë, bëni trajtim nga shtëpia dhe prisni që të largohet vetë. Nëse mpiksja bëhet më e shpeshtë, hemorroidet mund të largohen me anë të operacionit.

Procedurat për trajtimin e hemorroideve

Disa hemorroide mund të largohen vetëm me trajtime konservative, kjo për shkak se simptomat vazhdojnë ose sepse hemorroidet e brendshme janë varur. Fatmirësisht, ekziston një numër i vogël i trajtimeve për largimin e hemorroideve që nuk janë të dhimbshme. Këto procedura ekzekutohen në ordinancën e ndonjë kirurgu apo në ndonjë spital.

Lidhja. Në shtetet e bashkuara, procedura më e zakonshme është lidhja me shirit gome e cila vendoset rreth bazës se një hemorroidi. Shiriti prej gome bën që hemorroidi të tkurret. Kjo bëhet me 2-4 procedura, 6-8 herë në javë në mënyrë që të eliminohet hemorroidi. Komplikimet janë të rralla dhe përfshijnë dhimbje të buta (që largohen nëse pariteni), gjakderdhje, dhe infeksion. Procedura tjera që kryhen në ordinancë janë me laser ose koagulim infrared, scleroterapi, dhe kriokirurgji.

Hemorroidektomia. Në qoftëse keni shumë hemorroide, simptoma të vazhueshme të hemorroideve të jashtme, apo hemorroide të brendshme që kthehen prap përkundër lidhjes me shiritin prej gome, atëherë është e nevojshme operacioni. Gjatë një hemorroidektomie bëhet një prerje e hollë rreth indit të hemorroidit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe largohen venat e dëmtuara të gjakut. Kjo procedure funksionon në 95% të rasteve dhe qëndrimi në spital nuk është i nevojshem. Gjatë largimit të hemorroideve është e nevojshme anestezion i përgjithshëm.

Stapleri. Një alternativë më e re e hemorroidektomisë tradicionale quhet hemorroidopeksia me stapler. Kjo procedurë trajton gjakderdhjen apo varjen e hemorroideve të brendshme. Kirurgu përdor një paisje për të lidhur hemorroidet në poziten e tyre normale. Sikurse largimi në mënyrë tradicionale i hemorroideve, kjo procedure kryhet nën anestezion të plotë, mirëpo është më pak i dhimbshëm dhe shëroheni më shpejtë. Kjo nuk ka nevojë të bëhet më shumë se një herë; ka më shumë mundësi që hemorroidet të mos shfaqen përseri.

www.health.harvard.edu